1.26.2009

SHPËRTHIMI

Ç'do ditë, ç'do sekondë që po kalon është një moment i vyer dhe magjik i Jetës tënde..

Mos e humb nga syri këtë ..

Ti nuk ke nevojë për Mësues ..

Brezat që iken dhe po ikin të kane sjellë deri në këtë gjëndje me të mirat dhe të këqiat që vetëm ti mund ti vlerësosh ..

Asnjë udhërrëfyes nuk mund të jetë më i fortë dhe më i saktë se ai që ke brenda vetvetes ..

Asnjë guide shpirtërore nuk të don më shumë se ai qe po fle akoma brënda teje ..

Zgjohu dhe zgjoje Atë !

Ky është momenti yt por nuk është Vodafone ..

Mijra dhe miljona te rinjë shqipëtarë janë kombi janë Shteti ..

Mijra dhe miliona të rinjë shqipëtarë janë vetë POPULLI !

Ti je mijra dhe milionë shqipetarë !

Takimi ynë .. është një çështje imediate pasi nuk ka më kohë për të pritur çfarë ?!

Nëse nuk e bejmë Ne këtë kapërcim cilësor atëhere do ta bëjnë brezat pas nesh ..

Duhet vetëm të zgjedhim se çfare jete duam të bëjmë ..

Nëse po jeton mirë, je më mirë ..., ke një të ardhme te begatë dhe të sigurtë natyrishtë nuk je pjesë e problemit për zgjidhje .

Nëse po kërkon një botë më të mirë ndryshoje atë, por nuk mund ta ndryshosh atë nëqoftëse nuk ke filluar të ndryshosh më parë veten tënde...

faza alfa